Shansi i fundit për EURO 2024, hidhet shorti i fazës play off

Kundërshtari i Shqipërisë në grupin kualifikues, Polonia ka një tjetër shans për të qenë në Euro 2024 falë rezultatit të arritur në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve. Skuadra që ka në përbërje Robert Lewandowski do të luajë në fazën play off të Ligës A për të kërkuar vendin e saj në kampionatin që […]

Nëntor 23, 2023 - 15:49
 0
Shansi i fundit për EURO 2024, hidhet shorti i fazës play off

Kundërshtari i Shqipërisë në grupin kualifikues, Polonia ka një tjetër shans për të qenë në Euro 2024 falë rezultatit të arritur në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.

Skuadra që ka në përbërje Robert Lewandowski do të luajë në fazën play off të Ligës A për të kërkuar vendin e saj në kampionatin që do të mbahet në Gjermani në verën e ardhshme.

Polonia do të sfidohet nga Estonia dhe ekipi që kalon me sukses këtë ndeshje do të përballet me fituesin e takimit Uells – Finlandë sipas shortit të hedhur këtë të enjte në Nion.

Në Ligën B gjysmëfinalet janë Izrael – Islandë dhe Bosnje Hercegovinë – Ukrainë.

Në Ligën C janë shortuar ndeshjet Gjeorgji – Luksemburg dhe Greqi – Kazakistan.

Sfidat gjysmëfinale do të luhen më 21 Mars, ndërsa ato finale që do të vendosin të kualifikuarit në Europian më 26 Mars. Në total 12 ekipe do të zbresin në fushë për 3 përfaqësueset e fundit që do të marrin pjesë në Euro 2024.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.