Shantazhi/ I hapën llogari në TikTok një gruaje, vihen nën hetim tre persona, mes tyre dhe një 42-vjeçare

Policia në Shkodër ka nisur hetim ndaj tre personave, mes tyre dhe një gruaje, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i hapën llogari në TikTok një 35-vjeçareje. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi kjo e fundit ka denoncuar në polici. “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku […]

Shkurt 28, 2024 - 16:55
 0
Shantazhi/ I hapën llogari në TikTok një gruaje, vihen nën hetim tre persona, mes tyre dhe një 42-vjeçare

Policia në Shkodër ka nisur hetim ndaj tre personave, mes tyre dhe një gruaje, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i hapën llogari në TikTok një 35-vjeçareje. Hetimi ndaj tyre ka nisur pasi kjo e fundit ka denoncuar në polici.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L., 42 vjeçe, banuese në fshatin Ana e Malit, A. K., 35 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, se i kanë hapur një llogari false në rrjetin social “Tik tok””, njofton policia.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës po punojnë për kapjen e shtetasit N. I.,  banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 24 vjeçe, banuese në fshatin Kosmaç, se ky shtetas e ka kanosur që të vazhdojë lidhjen me të./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.