SHBA dërgon forca shtesë në ambasadën e saj në Haiti për të evakuuar një pjesë të stafit të saj

Ushtria amerikane njoftoi sot se ka dërguar forca shtesë për të forcuar sigurinë në ambasadën amerikane në Haiti, nga e cila një pjesë

Mars 10, 2024 - 23:40
 0
SHBA dërgon forca shtesë në ambasadën e saj në Haiti për të evakuuar një pjesë të stafit të saj

Ushtria amerikane njoftoi sot se ka dërguar forca shtesë për të forcuar sigurinë në ambasadën amerikane në Haiti, nga e cila një pjesë e stafit po evakuohet për shkak të sulmeve të shumta të bandave.

“Ky transport ajror i personelit drejt dhe nga ambasada është në përputhje me praktikën tonë standarde për të rritur sigurinë e ambasadave anembanë botës”, thuhet në deklaratë.

Sulmet nga bandat në Haiti janë bërë më të shpeshta kohët e fundit dhe tani ato kontrollojnë kryesisht zonën përreth ambasadës amerikane në kryeqytetin Port-au-Prince. Ambasada urdhëroi largimin e personelit jo thelbësor dhe të gjithë anëtarëve të familjes së zyrtarëve.

SHBA tha në një deklaratë sot se mbetet e përqendruar në ndihmën e policisë Haitiane dhe organizimin e një lloj vendosjeje sigurie të sanksionuar nga OKB. Por këto përpjekje deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Sulmet e pamëshirshme të bandave paralizuan vendin për më shumë se një javë dhe e lanë atë me pakësim të furnizimeve me mallra bazë. Zyrtarët Haitian zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimin gjatë natës të enjten pasi bandat sulmojnë të gjitha institucionet kryesore shtetërore.

Policia e ka problem sigurimin e ndërtesave qeveritare, sepse shumë Haitianë, të dëbuar nga vendet ku jetonin, gjetën strehim në to. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.