SHBA i jep 7 dronë Kosovës/ Hovenier: Kjo dhuratë do t’i shërbejë policisë për zbatimin e ligjit

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës shtatë dronë, të cilët do të shërbejnë për misione të vështira

Tetor 11, 2023 - 14:45
 0
SHBA i jep 7 dronë Kosovës/ Hovenier: Kjo dhuratë do t’i shërbejë policisë për zbatimin e ligjit

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Policisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës shtatë dronë, të cilët do të shërbejnë për misione të vështira vëzhguese dhe taktike.

 

Në ceremoninë e nënshkrimit ku u bë dorëzimi i paisjeve të teknologjisë së lartë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, rikonfirmoi mbështetjen afatgjatë amerikane për institucionet e Kosovës.

 

JEFF HOVENIER

AMBASADOR I SHBA NE PRISHTINE

 

“Marrë parsysh veprmtarinë e grupeve kriminale në rajon, këto sisteme të dronëve do të jenë jetik për organet e të zbatimit të ligjit në Kosovë për të luftuar veprimtaritë kriminale në tokë edhe në ajër, sepse këto pajisje do të sigurojnë mbikëqyrje si dhe ofrojnë mbështetje taktike për misionet policore”

 

Diplomati amerikan tha se ky dhurim është shenjë shtesë e besimit që Shtetet e Bashkuara kanë në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura në zbatim të ligjit.

 

“Ky donacion si dhe mbështetja jonë e vazhdueshme për zbatimin e ligjit në Kosovë pasqyron përkushtimin tonë afatgjatë për zhvillimin e Policisë së Kosovës si dhe të Inspektoratit Policor dhe është manifestim shtesë i besimit që  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në Republikën e Kosovës për të kryer misione të pavarura në luftën kundër narkotikëve dhe në zbatim të ligjit”

 

Dronët do të jenë edhe në mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit, në menaxhimin e fatkeqësive si dhe në monitorimin e protestave apo trafikut.

 

Donacioni amerikan për Policinë e Kosovës vjen rreth tri javë pasi ajo u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.