SHBA “i kthen shpinën” Izraelit: Nuk mbështesim sulmet tuaja në Rafah, mund të vriten miliona civilë
Shtetet e Bashkuara janë shprehur se nuk do të mbështesin një operacion ushtarak izraelit në Rafah pa pasur një plan të mirëfilltë për
Shtetet e Bashkuara janë shprehur se nuk do të mbështesin një operacion ushtarak izraelit në Rafah pa pasur një plan të mirëfilltë për të ruajtur sigurinë e civilëve, të cilët janë me miliona të zhvendosur.
“Për të kryer një operacion të tillë tani pa planifikim dhe pak mendim në një zonë ku ka strehë për një milion njerëz do të ishte një fatkeqësi,” tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
Ai shtoi se SHBA nuk do të mbështeste një operacion të tillë ushtarak pasi bëhet fjalë për më shumë se një milion njerëz që janë strehuar atje, si dhe pa marrë parasysh ndikimet që sulmet mund të kenë në ndihmën humanitare për ta.
Patel shtoi se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ia bëri të qartë këtë qëndrim të SHBA kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në takimet në Izrael të mërkurën.
Nga ana tjetër, Netanyahu tha publikisht të mërkurën se ushtria izraelite po përgatitet për luftime në Rafah./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?