SHBA kërkon përfundim të sulmeve, Izraeli nuk tërhiqet: Lufta do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm

Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes

Dhjetor 27, 2023 - 18:03
 0
SHBA kërkon përfundim të sulmeve, Izraeli nuk tërhiqet: Lufta do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm

Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi tha të martën se ndërsa lufta po zhvillohet në një zonë komplekse, ajo do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. Kjo deklaratë vjen pas zërave jozyrtarë ku thuhej se SHBA i ka vendosur Izraelit afat kohor deri në fund të këtij viti për të arritur objektivat dhe përfunduar luftën.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi më herët se pritet një luftë e gjatë dhe shtoi se Izraeli është në një pikë strategjike të luftës, me vendin që sulmohet nga shumë drejtime.

Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanyahu tha të hënën s  lufta është larg përfundimit , pasi udhëheqësi izraelit vizitoi Gazën për herë të dytë që nga 7 tetori.

Por këto sinjale kanë alarmuar komunitetin ndërkombëtar, pasi numri i të vdekurve në enklavën e rrethuar vazhdon të rritet./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.