SHBA kundër Izraelit për mënyrën se si po e drejton luftën në Gaza

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vazhduan mëngjesin e këaj të shtune, pavarësisht kritikave nga Uashingtoni për mënyrën se si Izraeli po bën

Maj 11, 2024 - 09:35
 0
SHBA kundër Izraelit për mënyrën se si po e drejton luftën në Gaza

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vazhduan mëngjesin e këaj të shtune, pavarësisht kritikave nga Uashingtoni për mënyrën se si Izraeli po bën luftë dhe rrezikun e asaj që OKB-ja tha se është “një katastrofë kolosale humanitare” në Rafah.

Herët në mëngjes sot, ekipet e AFP-së raportuan sulme në sektorë të ndryshëm të Rripit të Gazës , pas vlerësimit të Departamentit të Shtetit për situatën në enklavën ku lufta ka vazhduar për më shumë se shtatë muaj.

SHBA thotë se është “e arsyeshme të vlerësohet” se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza, por nuk është në gjendje të arrijë një konkluzion përfundimtar, e për rrjedhojë do të vazhdojë të dërgojë armë në vend, thuhet në raport.

Mbështetja e OKB-së

Në të njëjtën kohë, një shumicë e madhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vendosi që palestinezët të bëhen anëtarë të plotë të organizatës dhe u ofroi atyre të drejta shtesë.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe u miratua me 143 vota pro, 9 kundër (SHBA, Izraeli, Hungaria, Republika Çeke, Argjentina, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re) dhe 25 abstenime (kryesisht nga Kanadaja, Britania) dhe shumë vende të BE-së, duke përfshirë Italinë dhe Gjermaninë).

Projekt-rezoluta “vëren se Shteti i Palestinës plotëson kushtet për t’u bërë anëtar” i OKB-së dhe “duhet të pranohet në Organizatë”. Gjithashtu i kërkon Këshillit të Sigurimit të “rishqyrtojë pozitivisht çështjen”.

Por SHBA paralajmëroi dje se nëse çështja kthehet në Këshillin e Sigurimit, ajo do të ushtrojë përsëri veton e saj, siç bëri në prill.

Projekt-rezoluta ofron “në mënyrë të jashtëzakonshme dhe pa precedent” një sërë “të drejtash dhe privilegjesh shtesë” për palestinezët nga sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme në shtator.

“Unë kam qenë në këtë gjysmërreth qindra herë, shpesh në rrethana tragjike, por asnjë nuk krahasohet me atë që populli im po jeton sot,” tha ambasadori palestinez në OKB Riyad Mansour.

“Unë kam qenë në këtë gjysmërreth qindra herë, por kurrë për një votë më të rëndësishme se ajo historike e sotme,” shtoi ai, ndërsa nga Ramallah Autoriteti Palestinez shprehu kënaqësinë e tij me një votë që dëshmon se “Palestina (…) meriton » të jetë një anëtar i plotë i OKB-së.

Dhe Hamasi e mirëpriti vendimin, duke e konsideruar atë një “ripohim të solidaritetit ndërkombëtar ndaj popullit tonë”.

Megjithatë, rezultati i votimit zemëroi Izraelin. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se OKB-ja në këtë mënyrë shpërblen Hamasin për sulmin e 7 tetorit.
ai.

Operacionet në Rafah

Negociatat indirekte për të arritur një armëpushim dhe për të parandaluar një operacion ushtarak në shkallë të plotë në Rafah përfunduan të enjten në Kajro pa një marrëveshje.

Për të “mposhtur” Hamasin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mbron operacionin tokësor në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku janë strehuar, siç thotë ai, luftëtarët e fundit të organizatës palestineze. Megjithatë, pothuajse 1.4 milionë palestinezë, sipas OKB-së, shumica e tyre të zhvendosur për shkak të luftës, janë grumbulluar atje.

Duke kundërshtuar paralajmërimet ndërkombëtare, ushtria izraelite ka kryer operacione në pjesën lindore të Rafah që nga e marta dhe ka marrë kontrollin e kalimit kufitar me Egjiptin atje, duke mbyllur një hyrje kritike në enklavë për autokolonat që transportonin ndihma humanitare.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi dje të premten se do të vazhdojë “operacionin anti-terrorist” në disa zona të Rafahut lindor dhe shtoi se “neutralizoi qelizat terroriste”.

Uria

Një operacion i përhapur në Rafah do të çonte në një “katastrofë kolosale humanitare”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres , duke shtuar se “zia e bukës” po vinte në Rripin e Gazës.

“Ne kërkojmë nga autoritetet izraelite që të ndalojnë këtë operacion ushtarak pa vonesë dhe të kthehen në rrugën e negociatave, e vetmja rrugë që mund të çojë në lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm”, shprehete diplomacia franceze.

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërcënuar se do të ndalojë disa dërgesa armësh për Izraelin në rast të një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë në Rafah.

SHBA-ja është duke e “shikuar me shqetësim” operacionin e Rafahut , por nuk beson se ai është “i gjerë” në këtë fazë, tha dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.