SHBA miraton vaksinën e parë në botë kundër virusit të mushkonjave

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë miratuar vaksinën e parë në botë kundër chikungunya, një virus i përhapur nga mushkonjat e infektuara që FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) e ka përcaktuar si “një kërcënim në zhvillim për shëndetin global”. Chikungunya, e cila shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, në përgjithësi gjendet në rajonet tropikale […]

Nëntor 10, 2023 - 09:09
 0
SHBA miraton vaksinën e parë në botë kundër virusit të mushkonjave

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë miratuar vaksinën e parë në botë kundër chikungunya, një virus i përhapur nga mushkonjat e infektuara që FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) e ka përcaktuar si “një kërcënim në zhvillim për shëndetin global”.

Chikungunya, e cila shkakton ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve, në përgjithësi gjendet në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Azisë Juglindore dhe pjesëve të Amerikës, por kohët e fundit është përhapur në zona të reja gjeografike.

Vaksina, e cila u zhvillua nga Valneva e Evropës dhe do të tregtohet me emrin Ixchiq, është miratuar për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart që janë në rrezik të shtuar të ekspozimit, tha FDA. Drita jeshile e rregullatorit të ilaçeve në SHBA për Ixchiq pritet të përshpejtojë përhapjen e vaksinës në vendet ku virusi është më i përhapur.

Sipas FDA, virusi, nga zonat ku ishte tradicionalisht i pranishëm, “është përhapur në zona të reja gjeografike duke shkaktuar një rritje të prevalencës globale të sëmundjes”, me mbi 5 milionë raste të regjistruara në 15 vitet e fundit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.