SHBA: Na duhet asociacioni/ “Kosova ka nevojë për një qasje më të mirë në strukturat ndërkombëtare”

Ambasadori i SHBA në Beograd ka thënë se muaji shtator do të sjellë përpjekje te reja për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe

Gusht 23, 2023 - 13:28
 0
SHBA: Na duhet asociacioni/ “Kosova ka nevojë për një qasje më të mirë në strukturat ndërkombëtare”

Ambasadori i SHBA në Beograd ka thënë se muaji shtator do të sjellë përpjekje te reja për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Sipas tij, Serbia duhet të arrijë një kompromis me Kosovën për të mbështetur komunitetin serb, por edhe si lëvizje strategjike për tu bërë pjesë e perëndimit.

 

CHRIS HILL  

 

AMBASADOR I SERBSË NË BEOGRAD

 

“Mendoj se të paktën ne e dimë se cilët janë përbërësit për një lloj të ardhmeje të qetë. Është shumë e qartë se ne kemi nevojë për një Asociacion të komunave serbe. Është e qartë se Kosova ka nevojë për qasje më të mirë në strukturat ndërkombëtare. Kështu që mendoj se ne në thelb e dimë se çfarë do të përpiqemi të bëjmë. Problemi është t’i bashkosh të gjitha. Është si një mozaik i madh. E hedh në tavolinë, pastaj duhet ta bashkosh. Nuk është e lehtë.”

 

Në një intervistë për zërin e Amerikës, Hill foli edhe për deklaratat kërcënuese të ministrit serb të mbrojtjes ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të zi disa ditë më parë.

 

 “Unë nuk e shoh këtë si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe sigurisht nuk mendoj se zoti Vuçeviç ka pasur për qëllim që kjo të kuptohet kështu. Unë besoj dhe do të doja të shihja marrëdhënie më të mira mes vendeve të Ballkanit. Mendoj se Ballkani i Hapur është një përpjekje shumë e fortë dhe serioze në këtë drejtim. Procesi i Berlinit është gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që vendet të jenë në gjendje të punojnë së bashku, të krijojnë modele shumë të nevojshme bashkëpunimi dhe të ecin përpara.”

 

Për marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë ka folur edhe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Ai ka theksuar se raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë forta, por që veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë i kanë vënë në vështirësi këto lidhje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.