SHBA në gjendje gatishmërie, autoritetet marrin masa pas kërcënimit të Iranit për hakmarrje

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj interesave izraelite apo

Prill 6, 2024 - 14:05
 0
SHBA në gjendje gatishmërie, autoritetet marrin masa pas kërcënimit të Iranit për hakmarrje

Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të lartë gatishmërie dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj interesave izraelite apo amerikane në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan tha për mediat se kjo vjen si përgjigje ndaj sulmit ajror të Izraelit tek ambasada iraniane në Siri,disa ditë më parë.

Sipas të njëjtit zyrtar kundërsulmi pritet të ndodhë javën që vjen dhe se SHBA-të mbështesin plotësisht mbrojtjen e Izraelit nga rreziqet që vijnë nga Irani.

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëroi të premten se do ta ndëshkojnë regjimin zionist, duke përshkallëzuar kështu kërcënimet ndaj Izraelit.

Po ashtu në Teheran gjatë gjithë javës janë mbajtur protesta dhe tubime masive ë kërkonin hakmarrje ndaj amerikanëve dhe izraelitëve.

Sulmi, autorësinë e të cilit mendohet se e ka Izraeli, shkatërroi një seksion konsullor të ambasadës iraniane në Siri.

Ky ishte një përshkallëzim domethënës i asaj që ka qenë një luftë e gjatë në prapaskenë mes dy vendeve armike dhe Izraeli është përgatitur për një kundërpërgjigje.

Si pasojë e sulmit ajror në Damask mbetën të vdekur dy gjeneralë të lartë të gardës revolucionare dhe disa të tjerë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.