SHBA përshpejton ndihmën, Ukraina do të marrë së shpejti raketat Patriot

Pentagoni pritet  të “përshpejtojë” dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot dhe municionet e artilerisë në Ukrainë si pjesë e paketës së re

Prill 27, 2024 - 16:00
 0
SHBA përshpejton ndihmën, Ukraina do të marrë së shpejti raketat Patriot

Pentagoni pritet  të “përshpejtojë” dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot dhe municionet e artilerisë në Ukrainë si pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake 6 miliardë dollarëshe. Lajmin e bëri të ditur sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

“Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë ndihmat e reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky koalicion qëndron i bashkuar dhe nuk do të lëkundet dhe as nuk do të dështojë”.

Paketa, e dyta gjatë kësaj jave, pason një paketë prej 1 miliard dollarësh që Uashingtoni prezantoi, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi një projekt-ligj shumë të vonuar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se raketat Patriotët nevojiten për t’u përballur me një kërcënim ajror rus.

Në paketën e re do të përfshihen po ashtu  municione për sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme dronësh, municione për artileri dhe pajisje të tjera.

SHBA, është mbështetesi kryesor për Ukrainën dhe deri më tani ka dhënë mbi 44 miliardë dollarë ndihmë që nga nisja e sulmit rus./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.