SHBA shkatërron raketat e “Houthi”, ushtria amerikane vijon goditjen e bazave të rebelëve

7 raketa dhe 3 dronë të grupit rebel “Houthi” janë shkatërruar nga ushtria amerikane. Lajmin e bëri të ditur Komanda Qendrore e Shteteve

Mars 19, 2024 - 11:50
 0
SHBA shkatërron raketat e “Houthi”, ushtria amerikane vijon goditjen e bazave të rebelëve

7 raketa dhe 3 dronë të grupit rebel “Houthi” janë shkatërruar nga ushtria amerikane. Lajmin e bëri të ditur Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

“U përcaktua se këto armë paraqisnin rrezik të menjëhershëm për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane që gjenden në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Marinën amerikane dhe anijet tregtare.”, tha Komanda Qendrore e SHBA-ve.

Nga nëntori rebelët e “Huthit” po sulmojnë vazhdimisht anijet në Detin e Kuq, në shenjë solidariteti me palestinezët pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.

Sulmet e tyre kanë detyruar anijet të ndryshojnë rrugëtimin, duke rritur kostot.

Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj bazave të rebelëve të “Huthit” në Jemen./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.