“Shef mos u afro, mos hy në gjak me mua …”, gardiani zbulon bisedën me Sokol Mjacajn menjëherë pasi kishte vrarë Arben Lleshin

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së premtes në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me pistoletë Arben

Dhjetor 19, 2023 - 18:48
 0
“Shef mos u afro, mos hy në gjak me mua …”, gardiani zbulon bisedën me Sokol Mjacajn menjëherë pasi kishte vrarë Arben Lleshin

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së premtes në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me pistoletë Arben Lleshin, dhe plasoi Indrit Shaqjan.

Në dëshiminë e tij gardiani Qani Muça ka thënë se sapo ka dëgjuar të shtënat është afruar te dera, dhe sapo e ka hapur ka parë Sokol Mjacajn me pistole në dorë, i cili i ka thënë të largohet.

Shkuam me shpejtësi dhe unë u afrova i pari te dera hyrëse, me qëllim për të hapur derën. Nga ana tjetër e derës qendronte një i dënuar, që më vonë mora vesh se ishte Sokol Mjacaj dhe pikërisht në kohën kur unë tentova të hap derën, i dënuar më drejtoi një armë zjarri, të llojit pistoletë dhe më tha “Shef mos u afro! Mos hy në gjak me mua, se nuk kam gjë me ty”, ka thënë gardiani Qani Muça.

Lidhur me vrasjen e Arben Lleshit, para oficerëve të policisë është bërë me dije se për “kokën” e tij ishin dhënë 200 mijë euro, por pa dhënë detaje se kush kërkonte eleminimin e tij.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.