Shefi i NATO-s viziton sot Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë këtë të hënë Kosovën. Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it. Stoltenberg do të takohet edhe me drejtorin [...]Read More...

Nëntor 20, 2023 - 07:58
 0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë këtë të hënë Kosovën. Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it. Stoltenberg do të takohet edhe me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.

Të martën, më 21 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të mërkurën, ai do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.