“Shegët po kalben në degë”/ Fermerët në Divjakë: Reshjet shkatërruan prodhimin, miliona lekë dëme

Ky sezon i vjeljes së shegëve nuk ka qenë më i miri për kultivuesit në Divjakë. Një prej tyre Shpëtim Oseku, thotë se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, rreth 75% e prodhimit është dëmtuar . Vjelja ka nisur në muajin shtator me varietetin izraelit dhe po vijon, por shegët po kalben në degë. […]

Nëntor 5, 2023 - 15:55
 0
“Shegët po kalben në degë”/ Fermerët në Divjakë: Reshjet shkatërruan prodhimin, miliona lekë dëme

Ky sezon i vjeljes së shegëve nuk ka qenë më i miri për kultivuesit në Divjakë.

Një prej tyre Shpëtim Oseku, thotë se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, rreth 75% e prodhimit është dëmtuar .

Vjelja ka nisur në muajin shtator me varietetin izraelit dhe po vijon, por shegët po kalben në degë.

“Shega mori dy goditje të rënda, në kohën e lulëzimit dhe tashmë në kohën e vjeljes, ku u dëmtua nga shirat e vjeshtës. Kjo frutikulture është e kultivuar masivisht në Karavasta, kam ngritur plantacionin më të madh me 48. 000 rrënjë shegë.”

Në 7 vite të kultivimit të shegës, ky është viti më i keq thotë Oseku, ndërsa shton se dëmi financiar arrin në miliona lekë.

Një tjetër problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Zona është shpopulluar ndjeshëm dhe punëtorët sigurohen nga shumë larg.

Ndërsa e quajnë këtë si vit të falimentimit, fermerët thonë se ndihma e shtetit në të tilla raste është zero.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.