Shehi e Tetova me mendjen te titulli, Partizani dhe Egnatia vijojnë stërvitjen për finalen e së dielës

Këtë të dielë e gjithë vëmendja është tek finalja e titullit, Partizani-Egnatia në Arenën Kombëtare. Dy ekipe që i kanë dhënë shumë këtij kampionati do të matin forcat në kryeqytet për tu shpallur kampione të Shqipërisë. Sezonin e rregullt, e mbyllën me pikë të barabarta ndërsa tani janë vetëm 90 minuta  larg trofeut. Pasi fituan […]

Maj 25, 2024 - 17:01
 0
Shehi e Tetova me mendjen te titulli, Partizani dhe Egnatia vijojnë stërvitjen për  finalen e së dielës

Këtë të dielë e gjithë vëmendja është tek finalja e titullit, Partizani-Egnatia në Arenën Kombëtare. Dy ekipe që i kanë dhënë shumë këtij kampionati do të matin forcat në kryeqytet për tu shpallur kampione të Shqipërisë.

Sezonin e rregullt, e mbyllën me pikë të barabarta ndërsa tani janë vetëm 90 minuta  larg trofeut. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë, për vitin  e dytë radhazi, Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë në histori titullin kampion, ndërsa “Demat” të mbrojnë titullin e një sezoni më parë.

Në një ndeshje të tillë, nuk ka favoritë. Kështu janë shprehur dhe dy trajnerët në prag të sfidës, ndërsa theksuan se do të japin maksimumin. Çdo gjë do të vendoset të dielën në orën 19:00 në stadiumin kombëtar në kryeqytet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.