Shehi: Nëse nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse para Ramës
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani ka folur mbi nismën e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbledhur firmat e 31 deputetëve për referendum. Sipas Shehit kjo është një nismë e domosdoshme, si e vetmja rrugë për të mposhtur një kundërshtar si Partia Socialiste dhe Edi […]
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani ka folur mbi nismën e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbledhur firmat e 31 deputetëve për referendum.
Sipas Shehit kjo është një nismë e domosdoshme, si e vetmja rrugë për të mposhtur një kundërshtar si Partia Socialiste dhe Edi Rama.
Z. Shehi keni siguruar 31 nga 28 firmat e domosdoshme për nismën tuaj. A ishte e vështirë për t’i bindur kolegët?
Dhe shumë e vështirë nuk ka qenë, por ka njerëz që për hir të paragjykimeve, ndikimeve, interesave të disa rrymave që ka sot opozita, ka njerëz që kanë hezituar, jo ne e mendojmë ndryshe, jo kjo nuk ka shumë shpresë. Është e vërtetë që është një iniciativë që nuk është bërë ndonjëherë që të shkohet në referendum.
E vërteta më e madhe është kjo, që në qoftë se ne nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor, kemi shumë pak shanse përpara një kundërshtari si Partia Socialiste dhe Edi Rama.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi
/a.r
What's Your Reaction?