Shembet kantieri i ndërtimit në Firence, tre punëtorë të vdekur, dy të zhdukur nën rrënoja

ITALI – Tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së një kantieri ndërtimi në Firence. Tre të tjerë u plagosën, ndërsa dy rezultojnë

Shkurt 16, 2024 - 17:01
 0
Shembet kantieri i ndërtimit në Firence, tre punëtorë të vdekur, dy të zhdukur nën rrënoja

ITALI – Tre persona kanë humbur jetën pas shembjes së një kantieri ndërtimi në Firence. Tre të tjerë u plagosën, ndërsa dy rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas mjekëve, jeta e të plagosurve nuk është në rrezik. Prej mëngjesit po punohet për gjetjen e personave të zhdukur, të cilët ende nuk kanë kontaktuar me ekipet e shpëtimit.

Përveç përpjekjeve të zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile po përdoren edhe qen të trajnuar posaçërisht për gjetjen e tyre.

Në momentin e shembjes, ngjitur me kantierin e supermarketit në ndërtim, ndodhej edhe një autobus shkolle plot me fëmijë. Për fat të mirë, ata janë të gjithë të sigurt.

Tre sindikatat më të mëdha të Italisë, Cgil, Cisl dhe Uil, kanë thirrur një grevë dy-orëshe këtë pasdite në të gjithë rajonin e Toskanës në shenjë proteste dhe zemërimi për këtë incident me fund dramatik në vendin e punës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.