Shembet kantieri i ndërtimit, vdesin tre punëtorë në Itali

Një aksident ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence të Italisë, ku një strukturë betoni është shembur duke zënë poshtë 8 punëtorë. Sipas mediave italiane, 3 punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spital të plagosur me dëmtime të ndryshme. Ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur 2 punëtorë të […]

Shkurt 16, 2024 - 11:06
 0
Shembet kantieri i ndërtimit, vdesin tre punëtorë në Itali

Një aksident ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Firence të Italisë, ku një strukturë betoni është shembur duke zënë poshtë 8 punëtorë.

Sipas mediave italiane, 3 punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spital të plagosur me dëmtime të ndryshme. Ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur 2 punëtorë të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Në këtë kantier po punohej për të ndërtuar një supermarket në periferi të qytetit.

Sipas dinamikës që dihet deri më tani, një kollonë betoni u shemb duke bërë që të rrëzohej tavani dhe të zinte poshtë punëtorët e kantierit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.