Shembet tavani i lokalit, 30 persona të plagosur në një dasmë në Itali

Tridhjetë persona u plagosën sot kur u shemb tavani gjatë një pritjeje martese në një ish-manastir të shekullit të 15-të në një fshat

Janar 14, 2024 - 15:18
 0
Shembet tavani i lokalit, 30 persona të plagosur në një dasmë në Itali

Tridhjetë persona u plagosën sot kur u shemb tavani gjatë një pritjeje martese në një ish-manastir të shekullit të 15-të në një fshat pranë qytetit toskan të Pistoia, thanë autoritetet italiane.

Guvernatori Eugenio Giani tha se pesë të plagosurit janë në gjendje kritike.

Pritja u mbajt në një restorant që dikur ka qenë manastir. Të plagosurit u dërguan në disa spitale në zonë, përfshirë Firencen.

Zjarrfikësit nxorrën njerëzit nga nën rrënoja, njoftoi agjencia italiane ANSA. Askush nuk është raportuar i zhdukur.

Shkaku i shembjes së tavanit ende nuk është përcaktuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.