Shembet ura në Holandë, dy viktima dhe dy të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën sot në Holandën lindore kur një pjesë e një ure në

Shkurt 21, 2024 - 18:10
 0
Shembet ura në Holandë, dy viktima dhe dy të plagosur

Të paktën dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën sot në Holandën lindore kur një pjesë e një ure në ndërtim u shemb, thanë autoritetet lokale.

“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi i shpëtimit në platformën X.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.

Një reporter i gazetës lokale De Stentor, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, tha se punëtorët po ngrinin harqet e urës kur struktura u shemb.

“Papritur, pati një zhurmë të madhe. I gjithë harku filloi të pulsonte. Më pas, ai ra. Pamë dy punëtorë që ranë”, tha ai.

Sipas Inspektoratit Holandez të Punës, pjesë të urës ranë mbi dy persona. Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë.

Shumë punëtorë që ishin dëshmitarë të aksidentit po marrin mbështetje psikologjike.

Në zonë ishin mbledhur edhe shumë banorë për të parë ecurinë e punimeve dhe kanë parë aksidentin, pasi që ishte paralajmëruar se sot do të fillonte montimi i urës. Disa shkuan posaçërisht për të dëshmuar fazën përfundimtare të projektit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.