Shembja e urës në SHBA, automjetet ranë në ujë, kërkohen 7 persona

Departamenti i Zjarrfikësve në Baltimore po trajton një shembje ure në qytet si një incident me shumë viktima, ndërsa kërkon për shtatë persona

Mars 26, 2024 - 11:20
 0
Shembja e urës në SHBA, automjetet ranë në ujë, kërkohen 7 persona

Departamenti i Zjarrfikësve në Baltimore po trajton një shembje ure në qytet si një incident me shumë viktima, ndërsa kërkon për shtatë persona që kanë rënë në lumin Patapsco.

Ura Francis Scott Key në Baltimore, Maryland, SHBA, u shemb pasi një anije mallrash u përplas në të mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 01:30 të mëngjesit u bë e ditur se një anije e madhe është përplasur në urën 3 km të gjatë duke shkaktuar zjarr dhe shembjen e një pjese të saj. Automjetet kanë rënë në ujë.

“Mund të konfirmoj se në orën 1:35 të mëngjesit policia e qytetit të Baltimores u njoftua për shembjen e pjesshme të urës Francis Scott Key dhe se njerëzit mund të jenë në ujë”, tha zëdhënësja e policisë së qytetit Nikki Fenoy.

Shërbimet e urgjencës janë nisur në vendngjarje dhe trafiku në urë është mbyllur, tha Departamenti i Transportit në Maryland në X.

Ura është pjesë e I-95, autostradës kryesore që kalon nga veriu në jug përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.