Shembje dherash në rrugën Klos-Qaf Buall, çarja e tokës i afrohet banesave

Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër. Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qaf Buall në fshatin Kloskatund. Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë. Rrëshqitja e dherave vijon […]

Nëntor 30, 2023 - 12:45
 0
Shembje dherash në rrugën Klos-Qaf Buall, çarja e tokës i afrohet banesave

Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër.

Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qaf Buall në fshatin Kloskatund. Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë.

Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave. Çarja e tokës duket si të ishte bërë nga një tërmet i fuqishëm.

Banorët që jetojnë aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’ju rrezikojë shembjen e shtëpive.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.