Shembulli skandaloz i një kampioni/ Djokovic i bën homazh vrasësve të policit Afrim Bunjaku
Të jesh një sportist i madh, nuk do të thotë që je një njeri po kaq i madh. Ky është rasti i
Të jesh një sportist i madh, nuk do të thotë që je një njeri po kaq i madh.
Ky është rasti i Djokovic i cili përpos famës së tij të jashtëzakonshme si kampion global në tenis prej shumë vitesh, ka dëshmuar se kur vjen puna tek nacionalizmi i “sëmurë” nuk mund të shkeputet dot nga masa e serbeve të thjeshtë.
Sportisti shpërndau sa fundmi në story-n e tij në “Instagram” foto nga homazhet dhe qirinjët e ndezur në Serbi në nderim të terroristeve që sulmuan Kosovën dhe që vranë një polic të pafajshëm në krye te detyrën dhe në vendin e tij, sikurse Rreshteri Afrim Bunjaku.
Postimi i Djokovic ka marrë vëmendjen e mediavem në Serbi duke i bërë jehonë një gjesti në fakt që bën më faj e turp jo vetëm atë por të gjithë shtetin serb, i cili në kulmin e tensioneve mes dy vendeve nxitoi të lartësonte kriminelet që sulmuan Kosovën dhe vranë një polic, në vend që të shprehnin të gjithë shqetësimin e tyre për një akt kriminal që i hedh “benzinë” zjarrit të konfliktit në rajon.
Kjo nuk është hera e parë që Novak Djokovic përmes deklaratave dhe gjesteve, ka shprehur hapur mbështetjen për gjuhen mohuese kundrejt Kosovës.
What's Your Reaction?