Shenja paqeje në Lindjen e Mesme, NYT: Izraeli anulon hakmarrjen ndaj Iranit pas ndërhyrjes së Joe Biden

Ajo që u duk si fillimi i një lufte me përmasa katastrofike mund të mbetet me aq. Izraeli ka anuluar çdo hap hakmarrës ndaj Iranit pasi ky i fundit nisi qindra dronë e raketa drejt territorit hebre. Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja amerikane “The New York Times” e cila shprehet se Benjamin Netanyahu ka anuluar planin […]

Prill 14, 2024 - 16:00
 0
Shenja paqeje në Lindjen e Mesme, NYT: Izraeli anulon hakmarrjen ndaj Iranit pas ndërhyrjes së Joe Biden

Ajo që u duk si fillimi i një lufte me përmasa katastrofike mund të mbetet me aq. Izraeli ka anuluar çdo hap hakmarrës ndaj Iranit pasi ky i fundit nisi qindra dronë e raketa drejt territorit hebre.

Lajmi konfirmohet nga prestigjiozja amerikane “The New York Times” e cila shprehet se Benjamin Netanyahu ka anuluar planin për t’iu kundërpërgjigjur Teheranit.

Gazeta shkruan se edhe pse Kabineti i Luftës në Tel Aviv vendosi për një hakmarrje, plani është anuluar pas ndërhyrjes personale të Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë është shprehur sipas NYT se Izraeli tregoi se mund të mbrohet nga një sulm iranian dhe kjo është e mjaftueshme.

Presidenti amerikan mendohet se e ka bindur kryeministrin izraelit edhe me faktin se bombardimi iranian nuk shkaktoi dëme serioze.

Gjithashtu Uashingtoni ka apeluar për shmangien e çdo konflikti të ri në Lindjen e Mesme.

JavaNews /a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.