Shenjat e Horoskopit që do kenë një fundjavë të vështirë për shkak të lëvizjes së planeteve!

Më 21/10/2023, pra ditën e nesërme (e shtunë), sipas ekspertëve të astrologjisë, Dielli i shenjës së Peshores do të formojë një katror me Plutonin nga Bricjapi , një kombinim shumë dinamik dhe kërkues, i cili do të na vendosë përballë me ndryshime rrënjësore dhe mendime të thella. Është gjithashtu një kombinim shumë i kundërt, pasi Dielli ka të bëjë me […]

Tetor 21, 2023 - 21:15
 0
Shenjat e Horoskopit që do kenë një fundjavë të vështirë për shkak të lëvizjes së planeteve!

Më 21/10/2023, pra ditën e nesërme (e shtunë), sipas ekspertëve të astrologjisë, Dielli i shenjës së Peshores do të formojë një katror me Plutonin nga Bricjapi , një kombinim shumë dinamik dhe kërkues, i cili do të na vendosë përballë me ndryshime rrënjësore dhe mendime të thella. Është gjithashtu një kombinim shumë i kundërt, pasi Dielli ka të bëjë me dritën, energjinë dhe gëzimin e jetës, ndërsa Plutoni, përkundrazi, simbolizon anën tonë të errët dhe instinktin e mbijetesës.

Prandaj në ditët në vijim, sidomos gjatë fundjavës, mund të nxjerrim në pah ndjenjat tona më të errëta, por paradoksalisht edhe do të bjerë në sy ajo anë që përpiqemi ta mbajmë të fshehur nga të tjerët. Ky proces mund të na bëjë disi të mos ndihemi rehat ose të ekspozuar ndaj të tjerëve, por do të jetë shumë i dobishëm për zhvillimin tonë.

Dashi

Konfliktet dhe tensionet brenda marrëdhënieve tuaja personale janë shumë të mundshme në ditët në vijim. Ndjenjat e xhelozisë mund të shfaqen dhe ju mund të ndiheni të pushtuar nga mendimet dhe ndjenjat negative që jeni përpjekur t’i kontrolloni për një kohë të gjatë. Prandaj, përpiquni t’i zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja përmes dialogut dhe mos lejoni që frika dhe pasiguritë të përcaktojnë veprimet tuaja.

Gaforrja

Presionet nga familja dhe shtëpia shfaqen për ju gjatë kësaj kohe dhe ka mundësi që të bini në konflikt me partnerin apo persona të ambientit tuaj të ngushtë. Psikologjia juaj do të jetë veçanërisht e rënduar dhe ka mundësi që të “sulmoni” të afërmit dhe të dashurit tuaj.

Peshorja

Ndryshimet kryesore dhe përballjet që do ju sjellë ky “katror kërkues” i Diellit në shenjën tuaj, me Plutonin kanë të bëjnë me disa vendime dhe po ashtu të shihni nëse një person apo situatë ja vlen që të investoni me to, apo nëse duhet ta ndërprisni atë cdo marrëdhënie dhe të lini pas të shkuarën.

Bricjapi

Me Plutonin në shenjën tuaj prej disa vitesh keni përjetuar ndryshime rrënjësore. Sheshi Diell-Pluton më 21/10 sjell në fokus karrierën dhe imazhin tuaj social. Ju mund të reflektoni për zgjedhjet që keni bërë dhe ka mundësi që një punëdhënës të përpiqet t’ju shkurtojë dhe të krijojë pasiguri. Disa kanë kërkesa të tepruara ndaj jush dhe presioni do të jetë i lartë në ditët në vijim, ndaj bëni kujdes se si shpreheni.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.