Shënoi dopietë, Uzuni i kërkon falje tifozëve: Asgjë nuk ka përfunduar, qëndrojmë në La Liga

Granada shpërdoroi dopietën e Myrto Uzunit për të rrezikuar qëndrimin në La Liga në fund të sezonit. Beratasi shënoi të dy golat në humbjen 3-2 me përmbysje ndaj Real Sociedad, me sulmuesin shqiptar që ishte ndër më të mirët në fushë. Ulja në stol e Uzunit solli edhe disfatën përballë baskëve, teksa 28-vjeçari i kërkoj […]

Mars 10, 2024 - 14:40
 0
Shënoi dopietë, Uzuni i kërkon falje tifozëve: Asgjë nuk ka përfunduar, qëndrojmë në La Liga

Granada shpërdoroi dopietën e Myrto Uzunit për të rrezikuar qëndrimin në La Liga në fund të sezonit.

Beratasi shënoi të dy golat në humbjen 3-2 me përmbysje ndaj Real Sociedad, me sulmuesin shqiptar që ishte ndër më të mirët në fushë.

Ulja në stol e Uzunit solli edhe disfatën përballë baskëve, teksa 28-vjeçari i kërkoj falje tifozëve për performancën e ekipit në fushën e lojës.

“Nuk është situatë e lehtë për ne. Tifozët kanë të drejtë që të jenë të pakënaqur. Unë jap gjithmonë më të mirën dhe bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën. Do të jap gjithçka për këtë bluzë dhe këtë qytet. Mentaliteti ynë nuk është që ne të dorëzohemi, dhe për këtë do të japim maksimumin deri në fund”, tha Uzuni.

Uzuni është lojtari më rezultativ i Granadës këtë sezon, teksa tek golat e shqiptarit synon të shmang rënien nga kategoria. Deri më tani, beratasi ka shënuar 9 gola, tre prej të cilëve me penallti dhe dhënë 1 asist. Uzuni qëndron ende në garë për golashënues në Spanjë, pasi gjendet 7 gola nga kreu.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.