Shërbim online pa dosje fizike: Kadastra nis procedurat për shërbim pas veprimeve te noteri

Bizneset dhe qytetarët do të marin një shërbim më të shpejtë në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Duke nisur nga data 13 prill çdo aplikim online që do të bëhet te noterët në lidhje me akte të ndryshme që lidhen me pasuritë e paluajtshme do të nisë shqyrtimin menjëherë, pa pasur detyrim dorëzimin e dosjes fizike. […]

Prill 13, 2024 - 18:50
 0
Shërbim online pa dosje fizike: Kadastra nis procedurat për shërbim pas veprimeve te noteri

Bizneset dhe qytetarët do të marin një shërbim më të shpejtë në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës. Duke nisur nga data 13 prill çdo aplikim online që do të bëhet te noterët në lidhje me akte të ndryshme që lidhen me pasuritë e paluajtshme do të nisë shqyrtimin menjëherë, pa pasur detyrim dorëzimin e dosjes fizike.

Kusht është që të jetë bërë edhe pagesa e tarifës në bazë të shërbimit që kërkohet.Drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastërs ka bërë me dije se është firmosur një marëveshje ndërmjet Dhomës së Noterisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për përmirësimin e shërbimin ndaj qytetarëve.

“Agjencia Shtetërore e Kadastrës prej ditës së sotme ofron për qytetarët dhe biznesin shërbim edhe vetëm pas aplikimit online nga ana e noterëve, pa qenë detyrim që puna të fillojë vetëm kur dokumentacioni fizik të mbërrijë në drejtorinë vendore vetëm pas aplikimit online nga ana e noterëve, pa qenë detyrim që puna të fillojë vetëm kur dokumentacioni fizik të mbërrijë në drejtorinë vendore.”

Dosja fizike ndërkohë do të mund të dorëzohet më vonë pa u bërë pengesë e nisjes së shqyrtimit të aplikimit.

“Nisja e trajtimit të dosjes nga ASHK menjëherë pas konfirmimit të tarifës shtetërore të aplikimit, nuk do të thotë se dosja fizike nuk nevojitet, por noteri ka 10 ditë kohë për ta dërguar atë në drejtoritë e Kadastrës”.

Kjo marrëveshje është arritur në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.