Shërbimi Sekret i Kosovës: Janë shtuar forcat serbe në kufi

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti raportoi të hënën para komisionit parlamentar për siguri. Siç bëri të ditur kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, pika e vetme e diskutimit ishte informimi për ngjarjet që kanë ndodhur më 24 shtator në kufi. Ajo tha fjalë të mira për punën e AKI-së dhe policisë, duke […]

Tetor 2, 2023 - 16:40
 0
Shërbimi Sekret i Kosovës: Janë shtuar forcat serbe në kufi

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti raportoi të hënën para komisionit parlamentar për siguri. Siç bëri të ditur kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, pika e vetme e diskutimit ishte informimi për ngjarjet që kanë ndodhur më 24 shtator në kufi.

Ajo tha fjalë të mira për punën e AKI-së dhe policisë, duke shtuar se kur bëhet fjalë për vendin duhen lënë anash dallimet politike.

“Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI, bashkë me forcat e Policisë së Kosovës kanë qenë në krye të detyrës gjatë gjithë kohës dhe në kohë reale iu janë përgjigjur çdo provokimi të situatës në veri, prandaj dua t’i falënderoj për punën dhe angazhimin e tyre që kanë bërë në terren dhe me këtë rast t’i ofroj mbështetjen e time të plot si kryetare e komisionit dhe të gjithë komisionit parlamentar,” – u shpreh Musliu.

Ajo shtoi se tashmë dihet qartë se nga kush u mbështet grupi i armatosur dhe cilat ishin pretendimet e tyre.

“E kemi të qartë se grupi terroristë i mbështetur nga shteti serb kishte pretendime territoriale përmes veprimeve hibride, agresive dhe sabotuese. Po ashtu, kishte për pretendim mbajtjen e situatën nën tension të vazhdueshëm të ndërlidhur me interesat serbo-ruse në rajon dhe të krijonte destabilitet. Gjithashtu, qëllim kishte edhe dëmtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtarë përmes dezinformatave dhe propagandës që e bën në vazhdimësi. Anëtarët e AKI-së edhe një herë e kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre. Prandaj në bazë të dhënave dhe fakteve të prezantuara grupi terroristë është nisur në mesnate duke shfrytëzuar rrugët ilegale në afërsi të pikës kufitare Izvor, e cila është pika më e afërt me qytetin e Novi Pazarit në Serbi dhe pika më e afërt me vijën kufitare në Banjskë në Komuna e Zveçanit në Kosovë,” – u shpreh Musliu.

Deputetja e PDK-së po ashtu bëri të ditur se ka informacione për shtimin e pranisë së ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën.

“Nga pamjet e siguruara me dronë të datës 27.09 është arritur të konfirmohet informata se në zonën e njohur si Rogazin, në afërsi të Izvorit, është duke u ndërtuar një bazë ushtarake e forcave të armatosura serbe me mbules nga ana serbe kinse në atë pjesë po bëhet trajtimi i mineraleve të zonës, por pamjet me dronë e kanë konfirmuar burimet dhe tashmë është e qartë se atje është duke u bërë një zonë ushtarake serbe, pra në afërsi të kufirit me Kosovën…ajo çka vlen të theksohet është se gjendja e sigurisë në vend është e brishtë dhe e tensionuar, prandaj secilit prej neve na mbetet që të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm,” – deklaroi Musliu.

Megjithatë, ajo shtoi se shteti i Kosovës ka qenë dhe është duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë në të gjitha veprimet e saj në veri./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.