Sherif Kallaku protagonist në Rumani

Sherif Kallaku bëhet protagonist në fitoren e Sepsi Sf. Gheorghe në transfertë 1-2 përballë Botosanit, sfidë e vlefshme për javën e 28-të në

Shkurt 29, 2024 - 21:40
 0
Sherif Kallaku protagonist në Rumani

Sherif Kallaku bëhet protagonist në fitoren e Sepsi Sf. Gheorghe në transfertë 1-2 përballë Botosanit, sfidë e vlefshme për javën e 28-të në Liga 1 të Rumanisë.

Ishte minuta e 31-të kur Kallaku goditi menjëherë topin e rikthyer nga traversa. Gjuajtja e 25-vjeçarit nga Fushë Kruja u kthye në asist për kroatin Debeljuh.

Ky i fundit e devijoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë Sepsin. Vendasit shënuan një gol në fraksionin e dytë të takimit, por pa arritur të evitonin humbjen.

Ky ishte asisti i parë sezonal për mesfushorin e avancuar, i cili numëron 4 gola të shënuar në kampionatin rumun. Ish-lojtari i Kombëtares (7 ndeshje me kuqezinjtë) u transferua gjatë verës së kaluar te Sepsi, ekip me të cilin ka zhvilluar 17 ndeshje deri tani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.