Sherr i madh/ Ish-gruaja sulmon ish-burrin dhe të dashurën e tij, në sulm edhe vajza e ish-çiftit

Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se ai dhe e dashura e tij janë sulmuar fizikisht nga ish-gruaja dhe vajza e tij. Policia bën me dije se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, […]

Mars 30, 2024 - 10:55
 0
Sherr i madh/ Ish-gruaja sulmon ish-burrin dhe të dashurën e tij, në sulm edhe vajza e ish-çiftit

Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se ai dhe e dashura e tij janë sulmuar fizikisht nga ish-gruaja dhe vajza e tij.

Policia bën me dije se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij).

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raportin e policisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.