Sherr me thika mes dy adoleshentëve në Shkodër/ Plagoset njëri prej tyre, tjetri në kërkim nga policia

Dy adoleshentë të moshës 16-vjeçare janë përfshirë në një sherr mes njëri-tjetrit në në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.   Si pasojë

Shtator 18, 2023 - 15:46
 0
Sherr me thika mes dy adoleshentëve në Shkodër/ Plagoset njëri prej tyre, tjetri në kërkim nga policia

Dy adoleshentë të moshës 16-vjeçare janë përfshirë në një sherr mes njëri-tjetrit në në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër.

 

Si pasojë e sherrit, njëri prej adoleshentëve ka mbetur i plagosur dhe është nisur në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia po vijon krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

 

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

 

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.