Sherr me thika mes nxënësve në Tiranë, ngjarja brenda shkollës

Dy nxënës të shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet

Janar 8, 2024 - 16:11
 0
Sherr me thika mes nxënësve në Tiranë, ngjarja brenda shkollës

Dy nxënës të shkollës “Asim Vokshi” në Tiranë janë konfliktuar me thika me njëri-tjetrin.

Si pasojë është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

15-vjeçarët ishin nxënës të “Asim Vokshit:, por mësimin e kryejnë në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” për shkak të rikonstruksionit të godinës së tyre.

“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia./ vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.