Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, humb jetën 18-vjeçari

Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me një viktimë mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Shkozës në Tiranë. Gazetari i

Mars 31, 2024 - 23:35
 0
Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, humb jetën 18-vjeçari

Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me një viktimë mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Shkozës në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se sherri ka qenë i çastit midis dy grupeve të rinjsh. Në konflikt janë përfshirë shumë persona, të paktën nga 3 në të dyja grupet.

Nga sherri, një 18-vjeçar ka mbetur fillimisht i plagosur, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Deri më tani, nuk bëhet i ditur emri i viktimës dhe as emri i autorit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.