Sherr me thika në Greqi, plagosen dy persona, arrestohet shqiptari

Një incident mes katër personave ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Afantou të Rodosit, si pasojë e të cilit

Mars 18, 2024 - 08:35
 0
Sherr me thika në Greqi, plagosen dy persona, arrestohet shqiptari

Një incident mes katër personave ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Afantou të Rodosit, si pasojë e të cilit janë plagosur dy prej personave.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në sheshin Afantou për një arsye të panjohur si pasojë e së cilës dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet prerës dhe janë dërguar në spital.

Për ngjarjen, një person me origjinë shqiptare ra në prangat e policisë së Drejtorisë së Sigurisë Rodos, ndërsa po hetohet për përfshirjen e një personi të dytë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.