Sherr me thika në restorantin grek, plagoset kuzhinieri shqiptar

Një sherr me thika ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi kuzhinierin 65-vjeçar pas një debati që

Mars 4, 2024 - 08:50
 0
Sherr me thika në restorantin grek, plagoset kuzhinieri shqiptar

Një sherr me thika ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi kuzhinierin 65-vjeçar pas një debati që pati me të. Ky i fundit ka përfunduar në spital me plagë në bark.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Punonjësit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është dërguar në spital. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.