Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e spitaleve Burime bëjnë me dije se një

Shkurt 16, 2024 - 10:33
 0
Sherr me thika në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e spitaleve

Burime bëjnë me dije se një person është goditur me thikë. I plagosur ka mbetur Amatio Gjoka, teksa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Autori i plagosjes është identifikuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

“Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.