Sherr me thika në Tiranë, 40-vjeçari përfundon te spitali i Traumës

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti me një person tjetër gjatë natës në “Komunën e Parisit”

Prill 1, 2024 - 09:25
 0
Sherr me thika në Tiranë, 40-vjeçari përfundon te spitali i Traumës

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti me një person tjetër gjatë natës në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se 40-vjeçari ka marrë plagë në shpinë. I plagosuri është transportuar te Spitali Traumës për të marrë ndihmë mjekëosre. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se mbrëmë në kryeqytete u raportua edhe një tjetër sherr me thika, ku për fat të keq humbi jetën 18-vjeçari, Aurelio Devishi.

I riu humbi jetën si paosjë e një sherri me thika mes dy grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në Tiranë. Ngjarja e rëndë u shënua në orën 21:50, tek rrethi i Shkozës.

/vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.