Sherr mes dy nxënësve në ambientet e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, njëri plagoset me thikë në këmbë! Si nisi konflikti në klasë

Dy nxënës janë konfliktuar më njëri-tjetrin në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet. Si pasojë e sherrit me mjete prerëse është dëmtuar lehtë në këmbë një 15-vjeçar. Mësohet se të dy nxënësit janë pjesë e shkollës “Asim Vokshi”, por zhvillojnë mësim në gjimnazin “Qemal Stafa”. Njoftimi i policisë: Më datë 08.01.2024, në Rrugën e […]

Janar 8, 2024 - 15:45
 0
Sherr mes dy nxënësve në ambientet e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, njëri plagoset me thikë në këmbë! Si nisi konflikti në klasë

Dy nxënës janë konfliktuar më njëri-tjetrin në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet. Si pasojë e sherrit me mjete prerëse është dëmtuar lehtë në këmbë një 15-vjeçar.

Mësohet se të dy nxënësit janë pjesë e shkollës “Asim Vokshi”, por zhvillojnë mësim në gjimnazin “Qemal Stafa”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.