Sherr mes shqiptarëve në Greqi, arrestohen dy vëllezërit që tentuan të rrëmbejnë të miturin

Një sherr ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë mes disa shqiptarëve,  për motive ende të paqarta dhe ka përfunduar në tentativë për rrëmbimin

Mars 6, 2024 - 12:50
 0
Sherr mes shqiptarëve në Greqi, arrestohen dy vëllezërit që tentuan të rrëmbejnë të miturin

Një sherr ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë mes disa shqiptarëve,  për motive ende të paqarta dhe ka përfunduar në tentativë për rrëmbimin e një të mituri

Policia greke ka marrë një telefonatë ditën e djeshme rreth orës 16:31 për një debat mes disa personave në rrugën “Yfantourion” në Zakynthos.

Pasi shkuan në vendngjarje efektivët e policisë ndaluan shtetasin Artur Sakaj, 37 vjeç nga Patosi, drejtues i mjetit “Fiat” me targa ZAE1936 e cila kishte xhamat e thyer.

Gjatë marrjes në pyetje në vendngjarje, ai ka deklaruar se përballë farmacisë që ndodhet aty pranë, shtetasi Arian Rrapaj, 41 vjeç, i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij dhe pasi e ka fyer nga brenda mjetit, ka dalë menjëherë dhe duke iu afruar, ka thyer xhamat anësore dhe të pasme të mjetit të tij dhe e ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e pasme të kokës.

Sakaj ka reaguar me një mistri ndërtimi që kishte në makinë dhe ka goditur Rrapajn në kokë, ndërsa kapi pistoletën dhe e hodhi.

Nga një hetim dhe mobilizimi i menjëhershëm i policisë, Arian Rrapaj u lokalizua së bashku me vëllain e tij Arben Rrapaj, 48 vjeç, në shtëpinë e shtetases E. Sakaj, 39 vjeçe, bashkëshortja e vëllait të Artur Sakajt.

Vëllezërit Rrapaj dëmtuan një automjet tjetër të Artur Sakajt i cili ishte i parkuar jashtë shtëpisë, më pas hynë në shtëpi kundër dëshirës së kunatës së tij, duke kërkuar bashkëshortin e saj, i cili ndodhej jashtë Zakynthos dhe me nxitjen e saj për t’u larguar nga shtëpia, ata me forcë kanë kapur fëmijën e saj të mitur për ta marrë me vete, por kjo nuk është bërë e mundur për shkak të mbërritjes së policisë.

Nga hetimet në vendin e ngjarjes fillestare si dhe rreth tij në një zonë të treguar nga Artur Sakaj, nuk u gjet asnjë armë zjarri apo prova të tjera në lidhje me të, as nuk u konfirmua nga dëshmia e një personi të tretë.

Të plagosurit Arian Rrapaj dhe Artur Sakaj janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Rrapaj po trajtohet për masa paraprake në Spitalin e Zakynthos. Të tre personat u arrestuan.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.