Sherr mes vëllezërve në Pogradec, njëri përfundon në spital i plagosur me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen nr. 4, Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Policia bën të ditur se shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij 25 vjeç, i cili […]

Mars 25, 2024 - 09:35
 0
Sherr mes vëllezërve në Pogradec, njëri përfundon në spital i plagosur me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen nr. 4, Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Policia bën të ditur se shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.