Sherr mes vëllezërve në Skrapar, njëri në spital, tjetri në qeli

Policia e Skraparit ka arrestuar një 46-vjeçar gjatë ditës së djeshme, i cili gjatë një konflikti fizik ka plagosur me thikë vëllanë e

Dhjetor 2, 2023 - 09:43
 0
Sherr mes vëllezërve në Skrapar, njëri në spital, tjetri në qeli

Policia e Skraparit ka arrestuar një 46-vjeçar gjatë ditës së djeshme, i cili gjatë një konflikti fizik ka plagosur me thikë vëllanë e tij.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa vëllai tashmë do të duhet të japë llogari për akuzën e plagosjes me dashje.

Policia bën me dije se konflikti fizik mes dy vëllezërve ka ndodhur për shkaqe banale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.