Sherr në burgun grek, 28-vjeçari plagos me thikë në qafë e gjoks shqiptarin

Një sherr ka ndodhur mes të burgosurve në burgun e Kordyallos në Greqi. Siç bëjnë me dije mediet greke, një i burgosur 28-vjeçar

Dhjetor 15, 2023 - 12:59
 0
Sherr në burgun grek, 28-vjeçari plagos me thikë në qafë e gjoks shqiptarin

Një sherr ka ndodhur mes të burgosurve në burgun e Kordyallos në Greqi.

Siç bëjnë me dije mediet greke, një i burgosur 28-vjeçar ka sulmuar me thikë të bërë vetë një të burgosur me origjinë shqiptare dhe e ka plagosur në qafë, gjoks dhe krah.

Të burgosurit e tjerë në momentin e sherrit kanë ndërhyrë dhe kanë plagosur autorin e sulmit në trup e kokë.

Oficerët e burgut që panë sherrin, ndërhyrë dhe neutralizuan 28-vjeçarin i cili mbante në dorë një thikë dhe një celular të thyer.

52-vjeçari nga Shqipëria dhe autori i ngjarjes u dërguan në spitalin e burgut ku iu dha ndihma e parë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.