Sherr në lokal, korçarët bëjnë për spital tiransin

Një 30-vjeçar nga Tirana është rrahuar nga tre persona në një lokal në Korçë. Sipas policisë O. B., G. B., dhe D. B.,

Mars 13, 2024 - 18:15
 0
Sherr në lokal, korçarët bëjnë për spital tiransin

Një 30-vjeçar nga Tirana është rrahuar nga tre persona në një lokal në Korçë. Sipas policisë O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Mësohet se motivi i sherrit ka qenë një borxh i pashlyer i të plagosurit ndaj 3 autorëve.

Sipas informacioneve ata kanë njohje dhe e kanë goditur me shkop bejsbolli. I plagosuri që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Tre personat janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Njoftimi:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.