Sherri përfundon me përdorimin e pistoletës, një person i plagosur në Kurbin

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Malbardhë të Kurbinit. Policia njoftoi se i lënduari është Fatjon Lika. Ai u qëllua me një plumb pistolete nga një person me iniciale A.Sh. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i kësaj ngjarje […]

Dhjetor 30, 2023 - 09:26
 0
Sherri përfundon me përdorimin e pistoletës, një person i plagosur në Kurbin

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Malbardhë të Kurbinit. Policia njoftoi se i lënduari është Fatjon Lika. Ai u qëllua me një plumb pistolete nga një person me iniciale A.Sh.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe dy shokë të tij, të dyshuar si të përfshirë në konflikt.

“Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Ajo që bëhet e ditur është se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur një konflikt të nisur më parë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.