Shifër rekord turistësh të huajsh gjatë muajit nëntor, por informaliteti mbetet i lartë

Muaji nëntor ka rezultuar i suksesshëm jo vetëm për nga numri i vizitorëve por dhe net-qëndrimeve. 2023 me një shifër rekord të huajsh ka ndikuar pozitivisht te strukturat akomoduese, të cilat kanë pasur frekuentim më të lartë. Instituti i Statistikave raporton se jo-rezidentët në këto struktura për muajin e parafundit të vitit u rritën me […]

Janar 19, 2024 - 16:20
 0
Shifër rekord turistësh të huajsh gjatë muajit nëntor, por informaliteti mbetet i lartë

Muaji nëntor ka rezultuar i suksesshëm jo vetëm për nga numri i vizitorëve por dhe net-qëndrimeve. 2023 me një shifër rekord të huajsh ka ndikuar pozitivisht te strukturat akomoduese, të cilat kanë pasur frekuentim më të lartë.

Instituti i Statistikave raporton se jo-rezidentët në këto struktura për muajin e parafundit të vitit u rritën me 60.7%.

“Kemi një transformim të llojit të turizmit kemi lëvizje të gjeneratës Z dhe familje të tëra me familje dhe Shqipëria u konsiderua një vend i sigurt. Gati 38% e numrit të turistëve lëvizën në zonat e jugut kurse 53% e gjithë numrit të turistëve në zonat qendrore,” shprehet kreu i sektorit të hotelerisë, Zak Topuzi.

Të interesuar më shumë për kulturën dhe historinë e vendit, turistët e huaj qëndruan më së shumti në zonat jo-bregdetare, Shqipërinë e Mesme dhe më pak në jug të vendit.

Por, i lartë vijon të qëndrojë informaliteti, nga 1.09 milionë turistë në nëntor vetëm 143 mijë u akomoduan në hotelet apo bujtinat e vendit.

“Ka gati 48% të kapaciteteve akomoduese apartamente dhe vila I ka jashtë sistemit të kontrollit. Është një dëm I madh nga konkurrenca por dhe mbrojtjen e konsumatorit.”

Shqipëria ka 107 mijë shtretër të regjistruar hotele e bujtina etj. Dhe ka rreth 30 mijë apartamente që përbëjnë rreth 90 mijë shtretër janë jashtë sistemit të taksave por janë të identifikuar.

Turizmi gjithëvjetor sipas kreut të Shoqatës së Hotelerisë do arrihej me më shume investime për sezonin dimëror.

“Shpresojmë që në strategjinë e përgatitur një nga pikat e rëndësishme është turizmi elitar dhe dimëror, duke kopsitur një turizëm të qëndrueshëm.”

Shqipërisë i mungojnë 20-30 mijë vende pune në turizëm. Viti që vjen më i vështirë për turizmin. Nëpërmjet politikave fiskale të jetë e mundur që punonjësit të kenë periudhë vjeçare pune se sezonale nuk të lë mundësi për punonjës të kualifikuar.

Rajoni përdorë politika duke subvencionuar turistët në mënyrë që hotelet të mbahen hapur dhe subjektet të marrin fonde nga qeveria.

Gjatë nëntorit, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe Akomodimeve të Ngjashme” është 12,7 %, kundrejt 9,7 % që ishte në muajin Nëntor 2022. Sa i takon shtetësisë shqiptarët e Kosovës janë më besnikët pasuar nga Italianët me 9.2% por dhe  gjermanët 4.5%.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.