Shifrat e çmendura, “Super Bowl 2024” ishte ngjarja më e ndjekur në Amerikë pas zbritjes në Hënë

Super Bowl-i i këtij viti u pa nga mesatarisht 123.4 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që

Shkurt 13, 2024 - 13:58
 0
Shifrat e çmendura, “Super Bowl 2024” ishte ngjarja më e ndjekur në Amerikë pas zbritjes në Hënë

Super Bowl-i i këtij viti u pa nga mesatarisht 123.4 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që nga zbarkimi në Hënë në vitin 1969.

Gjithë kjo audiencë duket se është efekti i pjesëmarrjes së shumëpritur të Taylor Swift, e cila u nis nga Tokio në Las Vegas për të mbështetur të dashurin Travis Kelce .

Taylor Swift u pa gjatë gjithë mbrëmjes duke festuar, kërcyer e pirë me miqtë dhe në fund, pas fitores së partnerit të saj ajo dhuroi shfaqjen që të gjithë po prisnin.

Taylor Swift mori vëmendjen e të gjithë kamerave duke përqafuar e puthur partnerin e saj, para prononcimit të tij për mediat.

Për hirë të së vërtetës, fansat e çiftit po prisnin që Travis Kelce të ulej në gjunjë për të propozuar për martesë yllin e popit në një ngjarje të rëndësishme si “Super Bowl”.

Sipas Variety 20% e shikuesve të Super Boël ishin për shkak të romancës të bujshme të momentit mes Sëift dhe Kelce, por kjo temë ka ngjallur debat në Amerikë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.