Shifrat/ Rritje e re e pagave, sërish më 1 korrik. Edhe pensionet do indeksohen gjatë këtij viti: Sa përfitojnë

Qeveria ka hartuar dhe miratuar politikat prioritare 2025–2027 nga ku parashikohen me detaje rritjet e pagave. Në këtë dokument të qeverisë publikuar në fletoren zyrtare thuhet se nga 1 korriku 2024 paga mesatare bruto e një mësuesi do të jetë 104 mijë e 800 lekë nga ai aktualisht 72 mijë lekë. Me 11.5 për qind […]

Mars 29, 2024 - 20:40
 0
Shifrat/ Rritje e re e pagave, sërish më 1 korrik. Edhe pensionet do indeksohen gjatë këtij viti: Sa përfitojnë

Qeveria ka hartuar dhe miratuar politikat prioritare 2025–2027 nga ku parashikohen me detaje rritjet e pagave.

Në këtë dokument të qeverisë publikuar në fletoren zyrtare thuhet se nga 1 korriku 2024 paga mesatare bruto e një mësuesi do të jetë 104 mijë e 800 lekë nga ai aktualisht 72 mijë lekë.

Me 11.5 për qind parashikohet të rriten edhe pagat e mjekëve të përgjithshëm.

Pas rritjes me 7 për qind majin e vitit të shkuar, pagat edhe infermierëve do të rriten edhe me 23 për qind të tjera.

Ky vendim parashikon se paga mesatare bruto në administratën qendrore do të rritet me 35 mijë e 627 lekë apo gati 50 për qind. Deri në fund të vitit  ajo parashikohet të arrijë në 107 mijë e 257 lekë nga 71 mijë e 630 lekë në muaj aktualisht.

Reforma për rritjen e pagave pritet të vijojë edhe në 2025, për t’u shtrirë në administratën vendore.

Nga viti i ardhshëm, sipas këtij vendimi, qeveria do të dyfishojë fondin për pagat në bashki.

Nga më pak se 1.5 miliardë lekë këtë vit, transferta e pakushtëzuar sektoriale për rritjen e nivelit të pagave do të rritet në gati 2.7 miliardë lekë.

Në skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2024, parashikohet një shpenzim prej 178 miliardë lekë ose 7.3% e produktit të brendshëm bruto dhe, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.