Shifrat/ Sa milionë euro përfiton FSHF në rast kualifikimi për në Euro 2024
Kombëtarja shqiptare mori 4 pikë nga dy përballjet e këtij muaji. Barazoi me Çekinë në Pragë, ndërsa mori një fitore spektakolare në “Air Albania” ndaj Polonisë. Reaultate të shkëlqyera për kuqezinjtë të cilët tashmë e shikojnë vetën gjithmonë e më afër kualifikimit në Euro 2024. Të gjithë tifozët shqiptarë, madje edhe tek ai më i […]
Kombëtarja shqiptare mori 4 pikë nga dy përballjet e këtij muaji. Barazoi me Çekinë në Pragë, ndërsa mori një fitore spektakolare në “Air Albania” ndaj Polonisë. Reaultate të shkëlqyera për kuqezinjtë të cilët tashmë e shikojnë vetën gjithmonë e më afër kualifikimit në Euro 2024.
Të gjithë tifozët shqiptarë, madje edhe tek ai më i vogli duam kualifikimin e kombëtares shqiptare në Euro 2024. Duam të shijojmë edhe një herë emocionet e atij kualifikimi në Europianin e Francës, por më një ndryshim, këtë herë me një skuadër që jep më shumë shpresa.
Shumat që fitojnë skuadrat nga kualifikimi në grupe deri te fituesi i Euro 2024:
1.5 milionë euro për çdo fitore në grupe dhe 750 mijë euro vlen një barazim.
2 milionë euro për çdo skuadër që kalon në fazën e 1/16-tave.
3.25 milionë euro për çdo ekip që prek çerekfinalen.
5 milionë euro për çdo kombëtare që kualifikohet në gjysmëfinale.
7 milionë euro për finalistin që humbet
10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.
What's Your Reaction?