“Shihemi në Gjermani”, pushimet e Sylvinhos mbarojnë, vajza e tij ndan videon emocionuese nga aeroporti

Pushimet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo kanë përfunduar. Tashmë ai duhet të nisë nga puna për Europianin e Gjermanisë. Braziliani është nisur

Maj 15, 2024 - 15:10
 0
“Shihemi në Gjermani”, pushimet e Sylvinhos mbarojnë, vajza e tij ndan videon emocionuese nga aeroporti

Pushimet e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo kanë përfunduar. Tashmë ai duhet të nisë nga puna për Europianin e Gjermanisë. Braziliani është nisur për në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë vajza e tij përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Tati Mendes ka ndarë disa foto të takimit mes prindërve, pasi ajo është nisur drejt Madridit dhe Silvinjo në vendin tonë, ndërsa nëna do të qëndrojë në Lisbonë.

Tati ka ndarë dhe një video të trajnerit i cili është në aeroport me mbishkrimin: Shihemi në Gjermani babi, të dua shumë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.